Një reagim i fortë në rrjetet sociale ka rikthyer vëmendjen te Dolce, vetëm pak pasi ajo i dha fund rrugëtimit të saj në spektaklin e njohur të izolimit.
Sipas postimit që po qarkullon online, Dolce hedh akuza të rënda ndaj produksionit, duke pretenduar se një shumë parash që i ishte premtuar nuk i është paguar ende. Në mesazhin e publikuar, ajo lë të kuptohet se bëhet fjalë për një premtim verbal dhe paralajmëron se mund të flasë publikisht më gjerë, nëse çështja nuk sqarohet.
Megjithatë, reagimi i saj ka ndezur menjëherë komentet në internet, ku ndjekësit janë ndarë në dy kampe: një pjesë i kërkojnë të publikojë prova dhe detaje të plota, ndërsa të tjerë e mbështesin dhe kërkojnë sqarime publike nga përgjegjësit e formatit.
Mbetet të shihet nëse Dolce do të publikojë materiale të tjera në vijim, apo nëse pala tjetër do të reagojë për të sqaruar situatën.