Kristi Lamaj, ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, ka ndarë përvojën e tij personale gjatë pjesëmarrjes në programin “Fan Club”, duke theksuar se eksperienca e brendshme dhe ajo jashtë shtëpisë e kanë ndryshuar thellësisht si individ.
I pyetur për ndryshimet që ka ndjerë pas daljes nga shtëpia e BBV, Kristi u shpreh: “Çdo gjë që e kisha menduar brenda edhe jashtë ishte njësoj. I vetmi ndryshim që gjeta kur dola jashtë ishte Kristi. Kristi kishte ndryshuar totalisht një dashuroi e pafund. Mbushesha gati në të qarë.”
Ai shtoi se ndjesia e dashurisë që kishte përjetuar brenda shtëpisë ishte krejt e veçantë dhe kishte një ndikim të madh në zhvillimin e tij personal. “Kur shikoja atë dashuri ishte komplet ndryshe. Është një nga eksperiencat më të bukura të jetës, të rrit, të përmbush, të mëson skutat… t’i kesh gjërat nën kontroll, të ndërton më shumë si njeri dhe të përgatit në jetë,” u shpreh Kristi.
Përveç përvojës brenda programit, ai zbuloi edhe reagimin e familjarëve të tij pas përjashtimit nga “Big Brother VIP”. Kristi tregoi se në fillim familja e tij ishte e shqetësuar dhe donte të dinte arsyet e largimit të tij. “Hera e parë ishte pse, donin të dinin pse. Ka disa gjëra që merren me vete. Disa gjëra do t’i marr me vete,” tha ai.
Kristi pohoi gjithashtu se kishte takuar nënën dhe vëllain e tij sapo kishte filluar episodi i programit “prime”, duke shtuar se në mungesë të çelësave të shtëpisë kishte qëndruar tek shoqëria. “Kam takuar mamin dhe vëllain mbrëmë sapo nisi prime, kur erdhën në prime. Se nuk kisha as çelësa shtëpie asgjë, kam qëndruar tek shoqëria,” përfundoi ai.
Me këto fjalë, Kristi Lamaj tregon qartësisht se përvoja e tij në BBV ka qenë transformuese, duke i dhënë mundësinë të rritet si individ dhe të përballojë sfidat jashtë programit me një perspektivë të re dhe më të qëndrueshme.