Moderatorja e “Goca dhe Gra”, Rozana Radi ka publikuar sonte në program një foto të Kristi Lamajt pas përjashtimit nga BBV5.
Rozana tha se Kristi ishte shumë mirë dhe se kjo foto ishte nga shtëpia e tij. Po ashtu Rozana i dërgoi edhe një mesazh nga studio.
“Kristi unë e kam ndjekur rrugëtimin tënd. Ke bërë një rrugëtim shumë të bukur.
Të gjithë rrugëtimet e Big Brother janë me ulje me ngritje. Dikush e çon deri në fund, dikush deri në gjysmë. E rëndësishme është të lësh shenjë në atë shtëpi.
Dhe ti ke lënë shenjën tënde në shtëpinë e BBV5”, tha Rozana.