Produksioni publikon pamjet: Miri kërcënon me jetë Shëndritin

Pas pamjeve të rënda që bënë xhiron e rrjetit këtë mëngjes, ku Miri dhe Rogerti u panë duke intimiduar Shkëndritin, një tjetër detaj akoma më tronditës i është shtuar kësaj ngjarjeje.

Por këtë herë, ajo që i ka lënë të gjithë pa fjalë është vetë lëvizja e produksionit!

 

Në një veprim mjaft të rrallë dhe të paprecedentë, ka qenë pikërisht faqja zyrtare e “Big Brother VIP Albania” që ka vendosur të ndajë në rrjetet e saj sociale pamjet e plota të këtij agresioni.

Publiku është mësuar që, normalisht, produksioni të mos i transmetojë ose t’i censurojë situatat e tilla me qëllim që të mos promovojë dhunën, por sot ata kanë zgjedhur transparencën e plotë.

Në videon e re të publikuar tashmë zyrtarisht, shihet qartë momenti kur Miri kalon çdo limit njerëzor dhe rregull të formatit, duke kaluar në kërcënime të hapura fizike dhe me jetë.

Ai i afrohet Shkëndritit dhe dëgjohet t’i thotë me tone shumë të ashpra: “Të mbys… të mbys këtu… këtu… të mbys!”.