E frikshme gjatë natës: Rogerti & Miri rrethojnë dhe sulmojnë Shëndritin

Tensionet kanë arritur kulmin gjatë orëve të vona të natës në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke kaluar në një situatë mjaft të rëndë dhe agresive.

Protagonistë të kësaj përplasjeje të frikshme ishin Rogerti dhe Miri, të cilët kanë rrethuar dhe sulmuar verbalisht banorin tjetër, Shëndritin.

 

Në videon që po bën xhiron e rrjetit, shihet qartë momenti i tensionuar kur Rogerti dhe Miri i qëndrojnë në këmbë dhe i afrohen në mënyrë intimiduese Shkëndritit, i cili qëndron i ulur.

Me tone shumë të larta, gjeste agresive dhe një fjalor të ashpër, ata kanë ushtruar një presion të madh psikologjik.

 

Rogerti dëgjohett’i drejtohet me fjalë ofenduese dhe kërcënuese: “Q*fsha nonën. Në qoftë se këtu s’do me luajt tamam… e lëmë lojën dhe ta tregojmë ne se kush jemi… e lamë lojën dhe të ta tregojmë ne… a e kupton?”.

Kjo sjellje, e cila nga ndjekësit po komentohet gjerësisht si një formë e pastër e dhunës psikologjike dhe një kërcënim i hapur fizik edhe për jashtë shtëpisë, ka ngjallur reagime të ashpra.

Rrjetet sociale po “ziejnë” dhe një pjesë e madhe e publikut po kërkon me ngulm ndërhyrjen e produksionit me një “Zarf të Zi”, duke kërkuar marrjen e masave drastike për këtë shkelje të rëndë të rregullave të bashkëjetesës.

Mbetet për t’u parë se cili do të jetë vendimi i “Vëllait të Madh” pas këtij incidenti të rëndë që ka prishur qetësinë e shtëpisë.