Xhamia e Ibrit premtim në fushatë, kundërshtim në Kuvend NUK KALON
Ndërtimi i Xhamisë së Ibrit u premtua publikisht gjatë fushatës zgjedhore. U fol për përkushtim dhe për realizim të këtij projekti si çështje me rëndësi për Mitrovicën dhe Kosoven.
Amandamenti që propozova për ndërtimin e Xhamisë së Ibrit, i cili kishte marrë mbështetje në komisionin funksional, në Kuvend nga deputetët e Vetëvendosjes nuk pati asnjë votë PRO.
Asnjë.
Kjo tregon qartë se premtimi për ndërtimin e Xhamisë së Ibrit ka qenë premtim elektoral, jo zotim i sinqertë.
Kur ishte koha për votë, mungoi mbështetja. Fjalët në fushatë nuk u përkthyen në vendim në Kuvend ka shkruar Eman Rrahmani