LDK ultimatum Qeverisë, nuk e votojnë buxhetin nëse nuk shtohen amendamentet e tyre

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se nuk e votojnë buxhetin, nëse nuk shtohen 21 amandamentet.

Ajo kërkoi që amandamentet e propozuara të hidhen në votim, sepse përndryshe nuk e votojnë shqyrtimin e dytë.

“Ne si grup parlamentar i kemi paraqitur 21 amandamente dhe nuk kanë kaluar përmes komisionit ëpr buxhet, andaj iu bëjmë thirrje t’i vëni amandamentet tona në votim, sepse besojmë që adresojnë probleme reale të qytetarëve. Përndryshe, buxhetin nuk e votojmë.” – tha Lushaku – Sadriu.