“Se kam gajlen që po me rrenë, por që po mendon se po i besoj”- Syla tallet me Abdixhikun për ‘dorëheqjen’ e ofruar

Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, nuk e vlerësoi kredibile deklarimin e të enjtes nga kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) se kishte marrë përgjegjësinë e rezultatit zgjedhor në zgjedhjet e fundit.

Kryetari i LDK’së e përsëriti të enjten se kishte ofruar dorëheqjen në LDK pas zgjedhjeve në fund të shkurtit. Syla ishte fort skeptik.

“Gjyshi jem thojke se kam gajlen qê po me rren. Por, që po mendon se po i besoj”.

LDK kishte mbajtur një kuvend ku sipas vëzhguesve Abdixhiku i ishte shmangur llogaridhënies me teknikalitetin e përcaktimit të agjendës që megjithëse përshkruhej si dorëheqje ishte paraqitur si votëbesim që paraprakisht ishte lobuar nëpër degë që të refuzohej.

Kjo qasje e tij kishte gjetur kundërshti edhe brenda LDK’së, posaçërisht nga Avdullah Hoti që ishte kritik ndaj kësaj qasje dhe se kishte standard të vendosur paraprakisht që u shpërfill.