Analisti Baton Haxhiu, i ftuar këtë të enjte, 19 shkurt në emisionin “Opinion” në Tv Klan, komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Uashington.
Haxhiu u shpreh se Rama dëshmoi sot se politika nuk kërkon vetëm guxim, por bo*e. Sipas tij, Rama arriti në mënyrë të jashtëzakonshme të lidhë paqen, me procesin absurd ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Kur ka një deklaratë të tillë, nuk ka fjalë që e përmbush dhe e përdora ashtu siç duhet, politika kërkon to*a ose bo*e. Për mua ka qenë Rama i guximshëm dhe mund të jetë edhe me pasoja kjo deklaratë. Në një ambient të tillë, duhet të kesh bo*e, jo thjesht guxim. Veprimi i Ramës ishte tepër kurajoz.
Mua as në mendje nuk më ka shkuar që Rama do të fliste për Hagën në Shtetet e Bashkuara. Kur foli për paqen, ai menjëherë përmendi rastin e Hashim Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lidhur gjërat në mënyrë brilante”, tha Haxhiu.
Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë ditës së sotme, në Bordin e Paqes në Uashington, në prezencë të presidentit amerikan Donald Trump, tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë duhet të bëjë diçka, në lidhje me atë që po ndodh në Hagë.
Opinion nga Blendi Fevziu, emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. Arena e politikës shqiptare që prej 31 Gushtit 1997. Komente, analiza, debate, intervista, personazhe, dëshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet më të fundit dhe më të rëndësishme në jetën politike dhe sociale të vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e të ftuarve në studio.