Elegant dhe i pashëm/ Ja si dukej Rogert Sterkaj “në rini”

Rogerti është pa dyshim një nga personazhet më në zë në këtë edicion të “Big Brother VIP”, i cili ka tërhequr vëmendjen me debatet e ashpra brenda shtëpisë.

Por, ndërsa publiku është mësuar me imazhin e tij aktual prej burri të pjekur, një foto nostalgjike e shkëputur nga e kaluara po bën xhiron e rrjetit, duke treguar një Rogert krejt ndryshe.

Në imazhin e viteve të rinisë, banori shfaqet mjaft simpatik dhe me një look djaloshar, krah partneres së tij.

Ajo që bie në sy është forma e tij fizike, dukshëm më sportive dhe ndryshe nga ajo që shohim sot në ekran.

Kjo “kartolinë” nga e shkuara ka ngjallur kureshtje te ndjekësit, të cilët kanë vënë re se pavarësisht viteve që kanë kaluar dhe ndryshimeve natyrale në fizik, tiparet dhe vështrimi i tij mbeten të njëjtat.