Tensionet mes Selinës dhe Rogertit jo vetëm që nuk janë shuar, por kanë eskaluar sërish në përplasje fizike, duke bërë që banorët dhe publiku të presin masa disiplinore.
Një incident i ri është regjistruar në shtëpi, teksa Rogert po përgatiste kafe.
Në pamjet virale, shihet Selin e cila i afrohet dhe ndërhyn fizikisht, duke e goditur në duar ndërsa ai mbante dorezën e makinës së kafesë.
Pas këtij veprimi të përsëritur dhune, në rrjet flitet për një “Zarf të Zi”, pasi thyerja e rregullave fizike është e ndaluar kategorikisht në format.