Raporti mes Mirit dhe Selinës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë jo për debate, por për një gjest që ka revoltuar ndjekësit.
Dyshja, e cila e nisi rrugëtimin me një afrimitet ku Miri deklaronte se e shihte Selinën “si vajzën e tij”, së fundmi ka pasur krisje të forta dhe akuza të ndërsjellta.
Ndërkohë që shumë dyshojnë se kjo “ftohje” është pjesë e lojës për të kapur “Prime-n”, një video e fundit ka zbuluar një anë tjetër të Mirit.
Në videon që po bën xhiron e rrjetit, shihet Selin e cila ngrihet nga vendi ku ishte ulur për t’u larguar. Në atë moment, Miri, i cili ndodhet aty pranë, nuk ia ndan sytë.
Ai shfaqet duke bërë një buzëqeshje provokuese, ndërsa vështrimi i tij e ndjek Selinën nga koka te këmbët, duke u fokusuar veçanërisht te të pasmet e saj ndërsa ajo largohet me kurriz.
Ky veprim bie ndesh me deklaratat e tij të mëparshme për raportin atë-bijë. Komentet në rrjet kanë qenë të pamëshirshme, duke e akuzuar Mirin për hipokrizi.
“A shihet vajza jote kështu?” dhe “a i bëhet vajzës tënde ky gjest” janë disa nga pyetjet që dominojnr në rrjetet sociale, ku ndjekësit e cilësojnë shikimin e tij si krejtësisht të papërshtatshëm për dikë që pretendon se ka ndjenja prindërore ndaj vajzës në fjalë.