U kërkoi t’i kthenin dhuratat, Luana Vjollca reagon pas videos virale

Një video e qarkulluar së fundmi në rrjet trazoi jo pak ujërat, pasi banorët e “Big Brother VIP Albania” u dëgjuan duke diskutuar për kthimin e dhuratave të marra nga brandi i moderatores Luana Vjollca.

Në bisedën mes Mateos, Brikenës dhe Gretës, u la të kuptohej se veshjet duheshin dorëzuar mbrapsht, madje Mateo u dëgjua të thoshte me ironi: “Ua sa turp për një bluzë… pak se po i bëni reklamë falas.”

Por, pas zhurmës së krijuar në rrjet, ka ardhur reagimi zyrtar nga vetë marka e Luanës, “Lulu by Luana”.

Përmes një postimi në Instagram, ata kanë përgënjeshtruar lajmin se dhuratat janë marrë mbrapsht.

“Update: Bluzat virale janë të sigurta.

Po, janë ende në shtëpinë e BBVA,” – shkruhet në reagimin zyrtar, duke qetësuar fansat dhe duke sqaruar situatën.

Me sa duket, biseda e banorëve ka qenë rezultat i ndonjë keqkuptimi ose procedurave të brendshme të produksionit për sistemimin e rrobave, pasi dhuratat vazhdojnë të jenë nën zotërimin e tyre brenda shtëpisë.