Në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit, emocionet dhe kujtimet bëhen edhe më të thella për ata që kanë humbur njerëz të dashur.
Selvije Jao, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, ka ndarë me ndjekësit e saj një mesazh prekës në rrjetet sociale, duke e shoqëruar me dy fotografi bardhë e zi ku shihet e përqafuar me të.
Përmes këtij postimi, ajo ka shprehur mungesën e madhe që ndjen në prag të Ramazanit, duke theksuar se dhimbja vazhdon të jetë e pranishme në jetën e saj dhe të familjes.
“Ramazani po vjen… një vend në tavolinën tonë do të jetë bosh, ashtu siç është jeta jonë pa Shpatin,” ka shkruar ajo.
Selvija ka bërë edhe një thirrje për besimtarët që do të agjërojnë gjatë këtij muaji të shenjtë:
“Në lutjet tuaja këtë muaj, ju lutem mos e harroni edhe Shpatin. Një lutje për shpirtin e tij. Allahu e mëshiroftë.”
Në fund të mesazhit, ajo ka uruar që Ramazani të sjellë paqe dhe lehtësim për të gjithë:
“E juve Inshallah Allahu ua lehtësoftë dhe ua pranoftë këtë muaj të bekuar!”
