Një moment i tensionuar është regjistruar së fundmi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku banorja Selina ka bërë një deklaratë të fortë ndaj Rogertit, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.
Sipas pamjeve që po qarkullojnë, Selina i është drejtuar Rogertit me fjalët: “Kur të dalësh jashtë do pish kafe me babin tim, por s’do dalësh i gjallë nga lokali.” Kjo deklaratë është konsideruar nga shumë ndjekës si një kërcënim i drejtpërdrejtë dhe ka ndezur debat të fortë në mediat sociale.
Rogerti, nga ana e tij, është shfaqur i qetë gjatë momentit të transmetuar, pa reaguar me të njëjtin ton. Megjithatë, situata ka ngritur pikëpyetje mbi kufijtë e komunikimit brenda formatit dhe mbi masat që mund të marrë produksioni në raste të tilla.
Ngjarja pritet të trajtohet në spektaklin e radhës, ku publiku do të mësojë nëse do të ketë pasoja për deklaratën e bërë. Ndërkohë, rrjeti është ndarë mes atyre që e konsiderojnë situatën si pjesë të lojës dhe atyre që e shohin si një kapërcim të vijës së kuqe.
Kliko linkun per te parë videon: