Shqiptari gjen vajzën e tij pas disa vitesh falë një emisioni televiziv gjerman

Një histori thellësisht prekëse e një shqiptari ka tërhequr vëmendjen e mediave në Gjermani.

Kadri Mahmuti u bë baba në Paris në vitin 1979, por kur vajza e tij, Hamide, ishte vetëm dy vjeçe, nëna e saj vendosi të shpërngulet në Portugali. Që nga ai moment, ai nuk pati më mundësi ta takonte të bijën.

Megjithatë, falë emisionit të njohur gjerman Bitte melde dich, të moderuar nga Julia Leischik, Kadri Mahmuti arriti më në fund të ribashkohej me vajzën e tij.

Prej vitesh, “Bitte melde dich” ndihmon njerëz nga e gjithë bota të gjejnë dhe të ribashkohen me familjarët e humbur.