Sara Hoxha në lidhje me kunatin e Sandër Frangajt pas ndarjes me Ledion Liçon? Dalin pamjet e forta në aeroport (Video)

Prej muajsh në rrjet qarkullojnë zëra për një krizë mes Sara Hoxha dhe Ledion Liço, megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik lidhur me raportin e tyre.

“Përshëndetje! Ja dhe Sara Hoxha me kunatin e Sandrit duke u kthyer dje për Shën Valentin nga Dubai. I keni të dy duke shkuar në furgonin e terminalit VIP. Jam 100% i sigurtë. Dhe janë bashkë prej një viti”, – shkruan ndjekësi, i cili pretendon se Sara ishte nën shoqërinë e kunatit të Sandër Frangajt, i njohur si Erjon Gina.

Sipas të njëjtit burim, ata janë parë bashkë në ambientet e një aeroporti privat duke zbritur nga avioni, ndërsa shton se informacionin e ka verifikuar edhe përmes pamjeve që disponon.

Duhet theksuar se ky informacion vjen nga një burim jozyrtar dhe nuk ka asnjë konfirmim publik nga personat e përmendur. Deri në një reagim të mundshëm nga vetë ata, gjithçka mbetet në kuadrin e pretendimeve.

A kemi të bëjmë me një miqësi, një rastësi udhëtimi apo diçka më shumë? Mbetet për t’u parë.