Një situatë e pazakontë është regjistruar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku dëgjohen banorët duke diskutuar për kthimin e disa produkteve të prezantuara më herët si dhurata nga brandi “Lulu” i moderatores Luana Vjollca.
Gjatë spektakleve “prime”, moderatori Ledion Liço prezanton shpesh surpriza për banorët nga marka të ndryshme, të cilat u jepen në formë dhuratash.
Megjithatë, në videon e publikuar në rrjet, dëgjohen tre banorë Mateo, Brikena dhe Greta teksa flasin për dorëzimin e bluzave të një brendi të përmendur në emision.
Nga biseda e tyre kuptohet se produktet duhet të kthehen:
Mateo: Duhen dorëzuar pra…
Brikena: Okej, janë me një kolltuk, në dhomën e grimit, te ai kolltuku që ka plot tesha, janë të miat.
Mateo: Të gjitha ato që keni marrë me varëse? Ua sa turp për një bluzë…
Mateo: Pak se po i bëni reklamë falas po… Në një moment të bisedës, produksioni ndërhyn duke u tërhequr vëmendjen me fjalët: “Kujdes mikrofonin”.
Burimi: Pamfleti