Një moment i nxehtë ka ndodhur mes Kristi dhe Livia.
Gjatë një debati, situata u tensionua deri në atë pikë sa Kristi e goditi Livia-n në dorë. Ky moment u kap nga kamerat dhe videoja është publikuar, duke nxitur reagime të shumta nga fansat.
Pas këtij incidenti, tensioni mes banorëve u rrit dukshëm, ndërsa të gjithë brenda shtëpisë dukeshin të përfshirë nga debati. Fansat në rrjetet sociale janë ndarë në dy kampe: disa mbrojnë Kristin, të tjerët e kritikojnë për reagimin.
Një gjë është e sigurt – konflikti Kristi-Livia ka ndezur sërish Big Brother-in, dhe çdo veprim i tyre po komentohet masivisht online.