Shën Valentini nuk ka kaluar pa vëmendje edhe për banorët e “Big Brother VIP”, të cilët, edhe pse të izoluar, janë në mendjen e miqve të tyre jashtë.
Këngëtari Gjesti ka zgjedhur një mënyrë origjinale dhe plot humor për të uruar mikun e tij të ngushtë, DJ Gimbo. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka bërë një dedikim epik, duke e ngacmuar hapur banorin për situatën e tij sentimentale brenda shtëpisë.
Duke parë afrimitetin e madh dhe ndjenjat që Gimbo ka shprehur hapur për Selinën, Gjesti është shprehur: “Të hëngri dreqi dhe ty!”
Ky urim me nota humori vjen si një konfirmim shoqëror se Gimbo tashmë ka rënë “brenda” me të dyja këmbët në lojën e dashurisë, duke iu bashkuar listës së atyre që festojnë 14 Shkurtin.