Pamje Që Nuk I Prisnit: Duda Balje Përvesh Mëngët, Përgatit Xhaminë Për Muajin E Shenjtë!

Deputetja Duda Balje, përmes një njoftimi plot emocion, ka bërë të ditur se ekipi i saj i njohur si “Balje Ladies” ka përfunduar rregullimin dhe përgatitjen e hapësirave të xhamisë për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit.

Fokusimi i këtij aktiviteti ishte krijimi i një mjedisi të ngrohtë dhe dinjitoz për besimtarët që do të kryejnë namazin e Teravive. Balje u shpreh se këto hapësira do të jenë pika e takimit të përditshëm për gratë dhe vajzat, duke forcuar kështu ndjenjën e komunitetit dhe unitetit.
​”Lutem tek Zoti i Lartësuar t’i shpërblejë secilën prej nesh për përpjekjet dhe përkushtimin, të na mbushë zemrat me paqe dhe gëzim,” u shpreh Balje.