Një moment emocional është krijuar mes Mateos dhe Brikenës gjatë spektaklit, pasi u fol për raportin e tyre në kohën kur ai qëndroi në shpellë.
Edhe pse të ndarë fizikisht – Mateo në shpellë dhe Brikena në shtëpi – duket se afërsia mes tyre është forcuar. Gjatë Prime-it, banori tregoi se është ndjerë shumë mirë dhe se përkujdesja e Brikenës ka qenë e dukshme për të. Nga ana tjetër, ajo theksoi se gjithçka ka bërë ka ardhur natyrshëm dhe nga ndjenja.
Mateo: Jam ndjerë shumë mirë, më afër ishim aty. E ndjeva përkujdesjen e Brikenës.
Brikena: Për respektin që ma jep Mateo çdo ditë, ai e meriton t’i jap një përqafim çdo ditë. Unë jam tip që i bëjë gjërat kur i ndjejë, jo vetëm për kamera. Momentin që Mateo ka hyrë në shpellë jam kam ndjerë mungesën. E vlerësojë shumë për djalin që është. Më ka ardhur shumë e natyrshme të përkujdesem.