Për herë të parë pasi mori postin e Kryeinpektorit, Dash Sula zbulon arsyet se përse pranoi ftesën e kundërshtarit politik, Edi Rama, dhe flet për sulmet që i vijnë nga kryetari i partisë Sali Beisha.
Ish-deputeti demokrat thotë se e ka lënë pas të shkuarën ndërsa komenton sfidat e detyrës së re.
“Dhunshëm u përzura dhe nuk kisha asnjë të ardhme që të përfshihesha për të dhënë këtë kontribut. Z.Rama më hodhi dorashkën dhe më paraqiti sfidën për të marrë pjesë në ndërtimin e një institucioni të shtetit shqiptar. Fillimisht e kisha të vështirë. Por më ka thënë z.Rama se qytetarët shqiptarë nuk janë vetëm socialistët, qytetarët shqiptarë janë edhe ata me bindje të tjera e demokratike. Dhe kostumin e politikanit unë e kam lënë në shtëpi dhe kam veshur kostumin e një nënpunësi të shtetit. Unë kam konstatuar një veçori dhe atë e ka Edi Rama dhe rrallë një politikan tjetër në Shqipëri. Nëse do të gjeni një moment të vetëm që z.Rama është një person që i hyn në familje të politikanit tjetër. Nuk ka. Këtë cilësi e kam pas dhe unë në politikë”, tha Sula.
- Gazetarja: A mendoni që e tepruat kur thatë që e vlerësoni vizionin e Ramës?
- Dashnor Sula: Nuk mund të mohohet që Edi Rama ka sfidë të fusë Shqipërinë në BE.
- Gazetarja: Po reagimin e Berishës si e pritët?
- Dashnor Sula: Nuk do ja lejoja vetes dhe nuk do të ishte e moralshme që të vazhdoj të bëj komente politike.