Juela, versioni femër Rogertit/ Ja çfarë i bëri Gretës, degradon situata (Video)

Një situatë tepër e tensionuar ka ndodhur në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku një debat mes Juelës dhe Gimbos ka përfunduar me pasoja të rënda emocionale për Gretën.

Gjithçka ka nisur si një përplasje verbale mes Juelës dhe Gimbos. Në tentativë për ta shpërfillur dhe intimiduar gjatë debatit, Gimbo ka vendosur para fytyrës një letër, duke e përdorur si mburojë për të mos e dëgjuar banoren.

 

E revoltuar nga ky gjest injorues, Juela ia ka rrëmbyer me forcë letrën nga dora dhe e ka grisur atë në moment e sipër.

Por, situata ka marrë një kthesë dramatike kur Gimbo i ka treguar se letra nuk ishte e tij, por ishte dedikimi special që Greta kishte marrë nga partneri i saj me rastin e Shën Valentinit.

 

Greta, e cila ishte e pranishme dhe pa skenën, ka shpërthyer menjëherë në britma dëshpërimi dhe ulërima sapo ka parë kujtimin e saj të shkatërrohet para syve.

Kjo nuk është më lojë“, dëgjohet të thotë e revoltuar Greta.

Ky veprim impulsiv i Juelës është komentuar ashpër, duke bërë që ajo të cilësohet si “versioni femër i Rogertit” për shkak të agresivitetit të shfaqur dhe mungesës së kontrollit në momente tensioni