Jeffrey Hovenier, ish-ambasador i ShBA-së në Kosovë, ka folur në lidhje me 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.
Në një prononcim për REL, Hovenier ka vlerësuar se qytetarët e Kosovës meritojnë të përgëzohen për “përparimin e jashtëzakonshëm”.
Hovenier ka vlerësuar se tash Kosova është një shtet i suksesshëm demokratik.
“Kosova nuk është më një shtet në tranzicion; përkundrazi, është një shtet i pavarur dhe i suksesshëm demokratik”, thotë Hovenier për Radion Evropa e Lirë.