Deklaratat e fundit të kryeministrit Edi Rama kanë ndezur debat të fortë politik në hapësirën shqiptare.
Në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, Rama ka lëshuar një mesazh të ashpër, duke rikujtuar se sipas tij, vetëm një dekadë më parë shumë prej tyre nuk e njihnin as himnin e Kosovës.
Kjo deklaratë ka trazuar skenën politike dhe ka hapur një valë reagimesh, duke rikthyer në vëmendje përplasjet e vjetra dhe tensionet mes Tiranës dhe Prishtinës.