“Djali im rritet me ninulla shqip”: Rrëfehet Flutura, gruaja e deputetit kanadez që uroi Pavarësinë e Kosovës

Një histori frymëzuese që prek zemrat e shqiptarëve kudo në botë. Flutura Mazreku, bashkëshortja e deputetit kanadez që uroi publikisht Pavarësinë e Kosovës, ka rrëfyer me emocion për jetën e saj dhe përkushtimin ndaj rrënjëve shqiptare edhe larg atdheut.

 

Ajo tregon se, megjithëse jetojnë në Kanada, identiteti dhe kultura shqiptare mbeten pjesë e pandashme e familjes së saj.

Në një intervistë për Klankosova.tv, Flutura thekson se dëshira më e madhe është që djali i saj, Williams Kastriot, të rritet duke e njohur historinë, gjuhën dhe origjinën e tij.

 

“Djali im rritet me ninulla shqip”, shprehet ajo me krenari, duke treguar se dashuria për kombin dhe traditat shqiptare kultivohet çdo ditë në familjen e tyre. Një rrëfim i ndjerë që dëshmon se identiteti shqiptar jeton fort edhe përtej kufijve.