Blerim Haxhiaj e kryen “amanetin” e pushtetit, e largo nga puna gazetaren e RTK-së që refuzoi të lexoj një tekst pro Dimal Bashës

Gazetarja e RTK-së, Edina Avdiu, ka njoftuar se nuk do të jetë më pjesë e ekranit të transmetuesit publik, duke e lidhur mosvazhdimin e kontratës me refuzimin e saj për të lexuar një tekst që, sipas saj, ishte përgatitur nga partia në pushtet.

Ajo thotë se pas këtij qëndrimi ka nisur një varg presionesh dhe procedurash disiplinore, të cilat përfundimisht çuan në ndërprerjen e angazhimit të saj pas tre vitesh punë në redaksinë e lajmeve.

Postimi:

 

Publikut,

Ne nje shtet normal, demokratik ku gazetaret i kane duart e lira te shkruajne te verteten, neser une do te isha ne pune.

Por jo!

Kete postim po e bej sonte, pikerisht ne oren 19:30 sepse nga sonte, nuk do te me shihni me ne ekranin e Radio Televizionit te Kosoves, si cdo mbremje tjeter, tash e tre vjet.

Kjo, jo per shkak se ka munguar vullneti dhe angazhimi nga ana ime, por se menaxhmenti aktual i RTK-se, i cili po funksionon pa mandat, ka vendosur te mos e vazhdoj kontraten time te rregullt.

Ky njoftim me erdhi para disa javesh, me shkrim, nga administrata e RTK-se, e cila si sot tre vjet me pare me njoftoi se ‘Komisioni i perzgjedhjes eshte percaktuar se Ju
jeni kandidatja me e suksesshme, andaj permes ketij e-maili, Ju njoftojme se jeni pranuar ne
vendin e punes per te cilin keni aplikuar’

Ndersa tre vjet pas, pa asnje arsyetim, me vleresime vjetore mbi mesatare nga redaktoret e lajmeve, pa asnje verejtje ne dosjen time e njejta administrate me njoftoi se kontrata nuk do te ripertrihet.

Pra, nuk me largoi publiku, por direkt u.d kryeredaktori Blerim Haxhiaj i cili edhe muaj me pare nisi procedura disiplinore ndaj meje te cilat ju kthyen mbrapshte.

Kjo pasi:
“KOMISIONI AD HOC I RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS, në takimin e mbajtur
më 09.10.2025, mori këtë:
VENDIM
1. Aprovohet si e bazuar në tërësi ankesa me nr.1773/25 datë 22.09.2025 e palës ankuese Edina
Avdiu, e sistemuar në vendin e punës – Gazetare 1.
ll Shfuqizohet vendimi 1726/25 i datës 11.09.2025, me të cilin të
punësuarës Edina Avdiu i është shqiptuar masa e lehtë disiplinore “Verejtje me shkrim”

Megjithate lufta per te me degraduar e ne fund larguar, nuk pushoi.

Paralajmerimi per mosvazhdim te kontrates nga nje institucion publik sic eshte RTK-ja, erdhi ne muajin e peste te shtatezanise time, per cka eproret e mi ishin ne dijeni.

Arsyetim as vendim nuk mu percoll, POR arsyet qe dihen jane se;

Ne keto 3 vite angazhimi ne transmetuesin publik, partise ne pushtet nuk i konvenonte as kur e mbaja mikrofonin ne dore e beja pyetje, as kur e lshoja ne toke, ndaj vendosen qe te ma merrnin nga dora.

Ne te dy rastet u ftova nga u.d kryeredaktori i cili me thoshte se presioni nga partia ne pushtet eshte i madh, presion qe i erdhi ne zarf me 200 mijeshen nga Qeveria, nderkohe qe pyetja ime per kryeministrin ishte, pse nuk kam rroge?

Presion u provua te ushtrohej edhe ndaj meje si gazetare, natyrisht jo direkt nga partia, por permes veglave te tyre brenda RTK-se, ne pozita te redaktoreve.

Me gjithe presionin, censuren, mbledhjet e bezdisshme te mengjesit, ku temat refuzoheshin se nuk i konvenonin partise ne pushtet, ku gazetaret fshehnim koken prapa ekranit te kompjuterit per te mos na u dhene tekste qe vinin direkt nga partia, megjithate arrija disi te realizoja nje a dy kronika te balancuara per edicionin qendror.

Ndikimi i partise ne pushtet, ne Dhomen e Lajmeve po ndihej aq fort, sa ‘erdhi dita’ qe gazetaret gezoheshim nese nje dite shpetonim pa na u dhene ndonje detyre e ketij lloji (lexo propagande).

Ne keto rrethana, qe per te qene reale, nuk ishin te tilla kur une fillova punen, arrita te realizoj 803 kronika, e qindra lidhje direkte.

Por puna me e madhe qe kam bere, mendoj une, jane kronikat qe s’i kam bere, tekstet qe s’i kam lexuar.

Nje nder to eshte ky tekst, i shkruar ne zyret e partise, qe me erdhi si urdher nga redaktorja ta lexojq, ne diten qe kryeparlamentar u zgjodh Dimal Basha. Insistimi ishte qe thjeshte ta lexoja, pa bere pyetje dhe pa mu pergjigjur se kush ishte autori.

Natyrisht se une refuzova ta lexoja kete tekst me cilesime e joprofesional per edicionin qendror te lajmeve.

Sidoqofte, meqe kam punuar e jam angazhuar vetem per interesin e publikut, po e le ne rubriken e komenteve, tekstin e asaj dite, qe publiku ta lexoj dhe kuptoj; pse une nuk jam me pjese e televizionit publik te Kosoves.