Arizona njeh zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Shteti amerikan i Arizonës ka njohur zyrtarisht 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Ambasada e Kosovës në Uashington falënderoi Guvernatoren Katie Hobbs për këtë vendim, duke theksuar mbështetjen ndaj komunitetit shqiptaro- amerikan.
Në shpalljen zyrtare rikujtohet se më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë, një moment historik i bazuar në parimet e sovranitetit dhe vetëvendosjes.
Dokumenti vlerëson gjithashtu kontributin e shqiptaro-amerikanëve në jetën shoqërore dhe ekonomike të Arizonës.