Vajza e Mark Frrokut shpërthen keq ndaj Rudina Dembacajt: Po na ndan nga i vetmi prind që kemi, roje porte në shtëpi!

Vajza e ish-deputetit, Mark Frroku i është drejtuar këtë të enjte redaksisë së Newsbomb.al duke na sjellë një tjetër panoramë nga ajo që është shfaqur publikisht në rrjetet sociale.

Ajo ka hedhur dritë mbi një realitet, që sipas saj qëndron larg imazhit të harmonisë familjarë të ekspozuar me dhjetëra herë nëpër rrjetet sociale nga bashkëshortja e babait të saj, aktorja Rudina Dembacaj.

 

Në deklaratën e dërguar për redaksinë tonë, Mara Frroku, ka theksuar se në këto momente ndjen dhimbje kur sheh deklaratat e Dembacajt se fëmijët e bashkëshortit i konsideron si “fëmijët e vet”.

Sipas Marës mesazhet e bukura nëpër rrjetet sociale dhe publik mund të krijojnë imazhin se gjithçka shkon “perfekt”, por realiteti brenda familjes është ndryshe dhe se sipas saj, Rudina Dembacaj është ajo që po krijon barriera mes tyre dhe të atit, Markut.