Ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Joz Marku, i ftuar në “Top Albania Radio”, ka folur për herë të parë rreth marrëdhënies së tij aktuale me Gjestin pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Dy ish-konkurrentët u bënë protagonistë të një prej momenteve më të tensionuara të edicionit të kaluar, situatë për të cilën jemi të njohur tashmë.
I pyetur nga moderatorët nëse kanë pasur komunikim pas asaj kohe, Marku u përgjigj: “Jo nuk kemi biseduar. Nuk kemi patur mundësi të bisedojmë, akoma.”
Megjithatë, ai tregoi se i ka dërguar ngushëllimet e tij për humbjen tragjike të vëllait të Gjestit, duke lënë pas çdo inat të lojës: “Diçka e tmerrshme. Humbje jashtëzakonisht e madhe. Më vjen shumë keq.”
Me këtë deklaratë, ish-banori la të kuptohet se pavarësisht mungesës së një sqarimi sy më sy për incidentin e vjetër, aspekti njerëzor në raste të tilla mbetet primar.