Joz Marku, ish-banori i “Big Brother VIP 4”, i cili u bë kryefjalë e mediave për incidentin e bujshëm ku goditi me shpullë Gjestin, është rikthyer të flasë për formatin në një intervistë për emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio.
Gjatë bisedës me Salsano Rrapin dhe Elona Duron, Jozi është vendosur në një pozitë të vështirë kur moderatori i ka bërë pyetjen “1 milion dollarëshe”, duke i kërkuar të përmendë emrin e një banori aktual që meriton një “shpullë” nga ai.
“Salsano më ke vendosur shumë në siklet,” – u përgjigj Jozi duke qeshur dhe duke u përpjekur t’i shmangej një përgjigjeje direkte.
Megjithatë, Salsano ka insistuar duke marrë si shembull sjelljen e Rogertit ndaj Luizit, duke përmendur momentet kur Rogerti e ndiqte kudo, madje edhe te dera e dushit.
“Po të ishe në vend të Luizit, çfarë do t’i kishe bërë?” – e pyeti aktori.
Përgjigja e Jozit shkaktoi të qeshura në studio, duke zgjedhur humorin në vend të dhunës: “Unë të paktën do ja kisha hequr (të brendshmet), të më kishte parë ashtu siç duhet.”
Kur Elona e pyeti drejtpërdrejt nëse do t’i kishte futur shpullë Rogertit, Jozi e mohoi kategorikisht: “Jo mo jo.”
Për sa i përket ecurisë së këtij edicioni të pestë, ish-banori u shpreh kritik, duke theksuar mungesën e talenteve dhe artit.
“Shumë pak art. Nuk shkon Big-u vetëm debat, debat. Duhet të përcjellësh dhe pak art. Okej, debati të mban në lojë, por mos harro që je VIP dhe duhet të nxjerrësh artin tënd,” – përfundoi ai.