Aktivisti Andrea Bregu ka publikuar një deklaratë në rrjetet sociale ku pretendon se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka sekuestruar materiale që lidhen me kryeministrin Edi Rama.
Në reagimin e tij, Bregu shkruan se informacionin e ka marrë nga një burim që ai e cilëson si “koleg tek SPAK”, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi natyrën e materialeve apo kontekstin e veprimit të pretenduar.
Deri në këto momente, nuk ka asnjë njoftim apo konfirmim zyrtar nga SPAK apo BKH lidhur me këtë pretendim.
Institucionet e drejtësisë nuk kanë bërë publike asnjë informacion që të mbështesë deklaratat e aktivistit, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një procedurë hetimore konkrete apo për një interpretim personal.
Çështjet që lidhen me veprimet e organeve të drejtësisë zakonisht bëhen publike përmes komunikimeve zyrtare, ndërsa informacionet e pa verifikuara në rrjete sociale kërkojnë trajtim me rezervë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE