Pas fjalës përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë dhe Mbrojtësit të viktimave, sot, më 11.02.2026, do të fillojë mbrojtja e Hashim Thaçit, e cila shpalos fjalën përfundimtare. Për ditën e sotme është paraparë edhe fillimi i fjalës përfundimtare të mbrojtjes së Kadri Veselit.
Për dy ditë me radhë, më 09.02.2026 dhe 10.02.2026, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë ka vazhduar me dhënien e fjalës përfundimtare, në çështjen kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimi. ZPS-ja ka kërkuar nga 45 vjet burg për secilin. Më 10.02.2026 është dëgjuar edhe fjala përfundimtare e Mbrojtësit të viktimave.