Shqipjon Hoti është kampion Kontinental IBO në peshën “kruzer”, pas një ndeshjeje tejet të fortë, emocionale dhe plot tension, që konfirmoi nivelin e lartë sportiv të boksierit shqiptar.
Dueli u karakterizua nga shkëmbime të ashpra dhe momente dramatike, ku në raundin e 5-të, Shqipjon Hoti arriti ta dërgojë kundërshtarin e tij në tapet pas një serie goditjesh të sakta dhe të fuqishme. Edhe pse gjyqtarja e ringut, Diana Drews Milani, vendosi ta lejojë vazhdimin e ndeshjes, gjendja e kundërshtarit u vlerësua si e pamjaftueshme për të vazhduar.
Gjatë pushimit para raundit të 6-të, mjeku i turneut, Dickson Mwakisopile, mori vendimin për ta ndërprerë përfundimisht përballjen, duke ia dhënë fitoren Shqipjon Hotit dhe duke e kurorëzuar atë kampion kontinental të IBO-së.
Një rol vendimtar në këtë arritje ka pasur edhe Arnold Gjergjaj – “The Cobra”, i cili në rolin e menaxherit dhe trajnerit ka kontribuar ndjeshëm në përgatitjen profesionale, strategjinë dhe zhvillimin sportiv të Shqipjon Hotit.