Familjarët që menaxhojnë rrjetet sociale të Brikenës kanë reaguar menjëherë pas situatës së rënduar psikologjike që banorja përjetoi gjatë orëve të para të mëngjesit në “Big Brother VIP”.
Ngjarja nisi kur Brikena, teksa po shkonte të flinte në shtratin e saj, u përball me veprimin e papritur të Rogertit, i cili iu hodh në krevat.
Për të shmangur situatën, ajo u ngrit menjëherë dhe tentoi të gjente qetësi duke shkuar te krevati i Mateos, por edhe aty skena u përsërit nga Tani.
Këto veprime të njëpasnjëshme shkaktuan një reagim të fortë emocional te banorja, e cila shpërtheu në lot.
Në përgjigje të këtyre skenave, në profilin zyrtar të Brikenës në Instagram është publikuar një status i drejtpërdrejtë që mbron dinjitetin e saj.
“Kur nuk jep afrimitet, të quajnë ‘akull’. Kur e jep me kufij, quhet strategji për lojë. Në realitet? Është grua me dinjitet që nuk e keni nën kontroll. Ç’të bëjmë… burrat e vegjël ndihen të sfiduar,” – shkruhet në postimin e bërë nga familjarët.