Një tjetër përplasje e rëndë ka tronditur shtëpinë e Big Brother VIP. Teksa Luizi po bënte dush, Rogerti iu afrua dhe nuk e la të qetë, duke e fyer rëndë: “Je një majmun që je bërë njeri”, ndërsa Luizi reagoi me qetësi olimpike, duke mos i kushtuar vëmendje provokimeve.
Por tensioni nuk u ndal aty. Rogerti vazhdoi me akuza edhe më të rënda: “E mban mend kur erdhe pa zinxhirë e pa këpucë? Kush t’i ka dhënë? Erdhe si i mbaruar… dhe do të bëj të pendohesh!”
Situata ka ndezur rrjetin, ndërsa publiku pret reagimin e produksionit dhe nëse ky incident do të sjellë ndëshkime të forta.