FOTO/ Zbulohen emrat! Ja tre hyrjet e reja që do të “zëvendësojnë” Luizin sonte në BBVA

Mbrëmja e sotme në “Big Brother VIP Albania 5” pritet të jetë plot kthesa të papritura, ku kryefjala do të jetë largimi i Luiz Ejllit dhe hyrja e banorëve të rinj.

Siç publiku e di tashmë, fituesi i BBV2 u rikthye në shtëpi vetëm si i ftuar special për pak ditë, një fakt që banorët aktualë ende nuk e dinë dhe pritet ta zbulojnë me habi gjatë spektaklit të sotëm.

 

Por shtëpia nuk do të mbetet bosh. Promo zyrtare e “Prime-t” ka paralajmëruar hyrje të reja, dhe burime në rrjet kanë zbuluar emrat e tre personazheve që do t’i bashkohen garës, duke zënë vendin e Luizit në dinamikat e shtëpisë:

Shendrit Lumi – Gazetari i njohur nga Kosova, i cili pritet të sjellë debate dhe opinione të forta në shtëpi.

Livia – Aktorja simpatike, e cila është bërë e njohur për publikun edhe përmes rolit të saj në filmin “Guximi” të Drilon Hoxhës.

Ardit Murataj – Një tjetër gazetar i cili do t’i bashkohet kastit për të sfiduar banorët e vjetër.

Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë banorët kur të kuptojnë se Luizi do të largohet, për t’u zëvendësuar nga tre konkurrentë të rinj që vijnë me energji dhe strategji të reja.