E pabesueshme, Salianji ben veprimin e papritur per protesten kombetare te PD

Ervin Salianji ka treguar dhe nje here me veprimin e tij se nuk eshte kunder Partise Demokratike, por qe kerkon ardhjen e saj ne pushtet. Pavaresisht se Berisha dhe Flamur Noka e kane sulmuar per takimet qe ka bere me demokratet, ai i është bashkuar protestës kombëtare thirrur nga Sali Berisha përpara kryeministrisë të martën e 10 shkurtit.

Ish-deputeti Ervin Salianji ka bërë një thirrje publike për protestë përmes rrjeteve sociale, një ditë para tubimit të paralajmëruar nga PD në Tiranë. Në mesazhin e tij, ai nënvizon se pas 13 vitesh opozitë të vështirë, koha për ndryshim ka ardhur.

Salianji fton demokratët dhe “njerëzit e lirë” të mblidhen nesër në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Thirrja e tij vjen pavarësisht kritikave që ai ka shprehur hapur me lidershipin e Partisë Demokratike, ku prej muajsh tashmë vijon lëvizjen për reformimin e partisë.

Kjo levizje e Salianjit duket se e ka lene te shtangur Berishen, i cili nuk u ka besuar syve kur e ka pare mes protestuesve, ndonese e kane menjanuar gjate ketyre koheve, per te mos e lejuar qe te fitoje pike ne radhet e PD.