“Do të shkoj në Hagë”, Konjufca: Kam aplikuar për të qenë aty në ditën përfundimtare

Ish-kryetari i Parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se ka aplikuar për të qenë i pranishëm në Hagë në ditën përfundimtare të procesit.

Sipas tij, akuzat që rëndojnë mbi ish-krerët e UÇK-së janë të paqëndrueshme, shpifje dhe gënjeshtra.

 

“Prapë do të shkoj në Hagë. Po, po, do të jem aty në ditën përfundimtare, kam aplikuar për me qenë aty dhe do ta përfaqësoj shtetin e Kosovës në atë proces. Unë pres që ky proces, këto akuza me dështu. Janë të paqëndrueshme, janë shpifje, janë gënjeshtra të cilat e ofendojnë në palcë luftën tonë çlirimtare”, deklaroi Konjufca./Periskopi