A do të futen protestuesit në Parlament? Flamur Noka nuk e përjashton si skenar

Noka u shpreh se Parlamenti duhet t’u përkasë qytetarëve dhe jo grupeve që, sipas tij, e kanë marrë peng funksionimin e tij.

Deputeti i PD, Flamur Noka tha se protesta e opozitës do të vazhdojë, madje theksoi se do të përshkallëzohet nëse nuk gjendet një zgjidhje politike.

 

“Ne jemi në protestë, protesta vazhdon. Qëllimi i protestës është i ditur. Duhet zgjidhje politike. Shqipëria duhet që të mos rrëshqasë në destabilitet. Rama duke mbrojtur korrupsionin po rrezikon të ardhmen evropiane.

 

Protesta do të vazhdoje edhe më e fortë se kurrë deri në gjetjen e zgjidhjes politike. Ne nuk ndalemi, revolta do të vijë do të jetë duke shtuar. Ne kemi dy godina, narkokryeministria dhe narkoparlamenti që është marrë peng. Këto dy institucione janë të dyja nga ku buron e keqja e çdo shqiptari.”

I pyetur nëse protestuesit do të futen në Parlament, Noka tha: “Parlamenti është i shqiptarëve, jo i kusarëve. Shqiptarët këtë duan që parlamenti ti kthehet shqiptarëve dhe jo në parlamentin e kusarëve”.