Luizi zbulon historinë rrëqethëse të Tanit

Një nga momentet më emocionuese të këtij edicioni është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku një bisedë e ndjerë mes Luizit dhe Artanit ka zbuluar dramën njerëzore dhe sakrificën e madhe që fshihet pas karakterit të fortë të Artanit.

 

Luizi i është afruar Artanit jo për ta gjykuar, por për t’i hequr “barrën” e të dukurit i fortë me çdo kusht.

Ai i ka kujtuar se e njeh mirë historinë e tij dhe se nuk ka pse të mburret me toka e prona për të ruajtur sedrën, kur arsyeja e gjendjes së tij aktuale ekonomike është diçka për t’u krenuar, jo për t’u fshehur.

 

“Ti je sederli, nuk e pranon që je keq… Por ti ke pasur probleme, ke lënë gjithë pasurinë për të shpëtuar gruan nga sëmundja,” i tha Luizi me zë të ulët e vëllazëror.

Fjalët e Luizit, “Nuk është turp të japësh maksimumin për këtë,” e kanë prekur thellë Artanin, i cili e ka pohuar heshturazi këtë të vërtetë të dhimbshme.