Nju Jorku nderon Kosovën: Senati miraton rezolutën për 18-vjetorin e pavarësisë (VIDEO)

Senati i shtetit të Nju-Jorkut miratoi një rezolutë që nderon 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e sponsorizuar nga senatorja Jessica Scarcella-Spanton dhe e mbështetur nga dhjetëra bashkë-sponsorë nga të dyja partitë kryesore, përcjell INA.

 

Senatorja Scarcella-Spanton theksoi se Rezoluta thekson rëndësinë e 17 shkurtit 2008, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia pas konfliktit të viteve 1998–1999 dhe ndërhyrjes së NATO-s, si dhe progresin e vendit në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe forcimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara.

 

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës është një moment historik që pasqyron të drejtën për vetëvendosje dhe rrugën e saj drejt demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon. Rezoluta njeh gjithashtu kontributin e rëndësishëm të komunitetit kosovar në shtetin e Nju-Jorkut, rolin e tij në forcimin e lidhjeve dypalëshe mes dy vendeve dhe angazhimin e përbashkët për vlerat demokratike, sundimin e ligjit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.”, tha senatorja Jessica Scarcella-Spanton. Rezoluta gjithashtu njeh kontributin e komunitetit kosovar në shtetin e Nju-Jorkut, duke theksuar rolin e tij në forcimin e lidhjeve dypalëshe, pasurimin e jetës kulturore dhe zhvillimin ekonomik të shtetit, përcjell INA.

Në përfundim, Senati i Nju-Jorkut uron popullin e Kosovës si mik, partner dhe aleat, duke shprehur mbështetje për përpjekjet e tij të ardhshme dhe duke ndaluar punimet për të përkujtuar përvjetorin e pavarësisë.(INA)