Dron në BBVA 5 dhe është për Luiz Ejllin, shkrimi në banderolë trazon banorët e tjerë

Një surprizë nga ajri ka mbërritur mesditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke sjellë një mesazh që ka trazuar jo pak qetësinë e banorëve aktualë.

Teksa konkurrentët ndodheshin në oborr, ka qenë Rogerti ai që ka diktuar i pari dronin mbi shtëpi dhe ka njoftuar menjëherë Luizin.

 

Banderola mbante një shkrim që rikonfirmonte statusin e këngëtarit në sytë e mbështetësve të tij: “Mirë se erdhe i zoti i shtëpisë”.

Sapo e ka lexuar mesazhin, Luiz Ejlli nuk e ka humbur rastin për të thumbuar sërish banorët me humorin e tij karakteristik, duke u kujtuar pozicionin e tyre në atë shtëpi.

“Ju kam thënë që jeni qiraxhinj këtu,” u shpreh ai me të qeshur.