Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe ish‑luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj i ftuar në emisionin “Balkan Talks” me gazetarin Franko Egro ka folur lidhur me planet e ndërkombëtarëve për Kosovën.
Ai thekson se në aspektet e diplomacisë ndërkombëtare Këshilli i Sigurimit e ka përcaktuar që bisedimet midis palëve dhe rezolutat midis palëve duhet të konkludojnë në njohje të ndërsjellë. Sipas tij nëse SHBA propozojnë një rezolutë, ajo e BE del jashtë loje.
“Në rast se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet ta kalojnë këtë, në qoftë se janë anëtarë të Këshillit të Sigurimit dhe nuk janë anëtarë të Bashkimit Europian, atëherë kjo rezolutë duhet të kalojë nëpërmjet anëtarëve të tjerë të Këshillit të Sigurimit.
Pra, çfarëdo rezolute që amerikanët të propozojnë në mars ose qershor, kur të duan ata, bëhet e pavlefshme në aspektin diplomatik, pra nxjerr jashtë loje Bashkimin Europian në këtë aspekt, sepse hynë amerikanët në lojë, del jashtë loje Bashkimi Europian. Në rast se hynë amerikanët, hyn në lojë Këshilli i Sigurimit, pra hynë Rusia dhe Kina këtu.
Pra, kjo qasje e amerikanëve, në rast se nuk është një marrëveshje midis rusëve, kinezëve dhe amerikanëve, është një qasje që mund të na cënojë në proces, sepse deri më tash rusët dhe kinezët janë larg Kosovës për arsye se e ka marrë Evropa në dorë, plus edhe shkaku i luftës në Ukrainë, kanë mbetur shumë larg Kosovës edhe në qasjen diplomatike dhe politike në atë çfarë ndodh midis Kosovës dhe Serbisë”, tha ai ndër të tjera./euronews.al