Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk është pritur aspak mirë nga drejtuesit e formatit.
Pas videos virale ku ish-banori pretendonte se produksioni i kishte paguar 600 mijë lekë të vjetra për të mbuluar rrogën e bashkëshortes, moderatori Ledion Liço ka bërë një lëvizje të qartë distancimi.
Nga një vëzhgim në rrjetet sociale, rezulton se Ledioni e ka hequr Vrenozin nga lista e personave që ndjek në Instagram (unfollow).

Kjo lëvizje vjen menjëherë pas thyerjes së heshtjes nga ana e korçarit lidhur me kushtet e kontratës, të cilat zakonisht janë rreptësisht konfidenciale në formate të tilla.
Vrenozi u shpreh se paratë ishin kusht për hyrjen e tij, në mënyrë që bashkëshortja të linte punën për t’u kujdesur për motrën e tij të sëmurë, por duket se kjo transparencë e tepruar i ka kushtuar atij “miqësinë” virtuale me moderatorin e spektaklit.