Publikimi i këngës së re nga Xhensila Myrtezaj ka trazuar rrjetin orët e fundit jo vetëm për melodinë, por për tekstin që është interpretuar menjëherë nga ndjekësit si një mesazh i drejtpërdrejtë për jetën e saj private.
Ky projekt muzikor vjen në një moment delikat, vetëm pak kohë pasi ish-bashkëshorti i saj, aktori Bes Kallaku, konfirmoi publikisht nisjen e një romance të re, ndonëse ka zgjedhur të mos e zbulojë identitetin e partneres.
Vëmendja e publikut është përqendruar te vargjet specifike të këngës, të cilat fansat i kanë lidhur ngushtë me situatën e ish-çiftit. Fraza që ka shkaktuar më shumë reagime dhe që po shpërndahet me shpejtësi është: “Emrin tim dhe një herë thuje, thuj asaj që në zemër m’ke, e di që një ditë ke mu kthy për ne”.
Ka qenë vetë Besi, ai që ka bërë publike detaje nga kjo histori dashurie. Ai ka publikuar një “Instastory” ku ka treguar tatuazhin e ri që ka bërë në dorë, ku ka “gdhendur” emrin “Ejona” dhe një datë, 25.12.2025. “Ejona 25.12.2025 Trëndafil në kohë lufte”, shkruhet në tatuazhin që aktori ka bërë në dorë. Por, kush është Ejona dhe si nisi ky raport.
Të gjithë njerëzit pranë Besit e dinë tashmë këtë raport dhe rëndësinë që çifti po i jep kësaj historie. Ejona është pranë aktorit në çdo angazhim që ai ka, si në muzikë, ashtu edhe në produksione të tjera. Madje, çifti ka një lidhje aq të fortë, sa edhe së shpejti do të nisë bashkëjetesën, duke e formalizuar kështu këtë raport.
Megjithatë, pas ndarjes së vështirë me Xhensilën, Besi preferon që ta mbajë këtë raport sa më diskret. Aktori i humorit Bes Kallauku, raportin me ish-partneren e tij, Xhensila Myrtezaj e konsideron tashmë si një të shkuar që ka vdekur. Ai ka deklaruar se për të e shkuara është një histori e përfunduar dhe se fokusi i tij është plotësisht te e tashmja.
“E shkuara ime është e vdekur. Unë po jetoj të sotmen”, – u shpreh Kallaku. Po ashtu, ai foli edhe për zhgënjimet që ka përjetuar nga njerëz që dikur i kishte pranë. Ai thekson se forca dhe pasuria e tij më e madhe janë dy fëmijët dhe prindërit.