Kryetari iu Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi kërkesën e kryeministrit Rama për të shpallur antikushtetuese pezullimin e Ballukut, duke lënë kështu në fuqi vendimin e GJKKO
Sipas Berishës, Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në koshin e plehrave një kërkesë, që siç tha ai ishte baras me një “gusht shteti”.
Sipas Berishës në dy muaj, Belinda Ballukut iu dha mundësia të fabrikoje dhe falsifikojë dokumentet.
“Pas 9 orësh GJK nuk mori dot vendim për të pranuar kërkesën e Edi Ramës. Unë vlerësoj qëndrimin e atyre gjykatësve që me guximin e tyre rrëzuan një kërkesë që ishte baras me grusht shteti kundër shqiptarëve. Gjykata ka mëkatin e madh sepse u dha Lubi Ballukut mbi dy muaj kohë të falsifikojë cdo dokument. Me atë ndarje 4 me 4 vendimi, kërkesa e Ramës nuk u miratua dhe përfundoi në kosh të plehrave bashkë me Edi Ramën”, tha Berisha.
Ndërkohë kreu i PD akuzoi Ramën se me qëndrimet e tij për çështjen e Ballukut detyroi kancelaritë e evropës, ti nxjerrin, siç tha ai, “jo kartonin e kuq, por të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë ndonjëherë, vendimit të zhbërjes së procesit të integrimit të Shqipërisë”.
“I kapur me presh në dorë i dëshmoi shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar, se për atë ligji dhe kushtetuta nuk ekzistojnë. U dëshmoi shqiptarëve se ai është i aftë të sakrifikojë çdo interes të tyre, të shkelmojë edhe procesin më themelor të pluralizimit politik, procesin e integrimit evropian.
Rama me qëndrimet e tij të papërgjegjshme detyroi kancelaritë e evropës, ti nxjerrin jo kartonin e kuq, por të shkojnë drejt vendimit që nuk është marrë ndonjëherë, vendimit të zhbërjes së procesit të integrimit të Shqipërisë.
Protestat tuaja kanë qenë të një rëndësie përcaktuese, si shpresa e vetme e ndryshimit të kësaj situate, sepse ky vendim është i gatshëm të shpallet.
Rama në mënyrën më të papërgjegjshme më antikushtetuese, më antiligjore vendosi të përdorë GJK mburojë të vjedhjeve të tij. Të përdorë gjykatës të papërgjegjshëm që nuk kanë asnjë parim dhe norme, si mburojë për vazhdimin në detyrë të Lubi Ballukut. Por ama këto qëndrime të tij hasen në kundërshtimin më të fuqishëm të partnerëve tanë dhe KE, për cka unë shpreh mirënjohjen ndaj tyre, sepse me këto qëndrime u dëshmuan shqiptarëve se Rama është njeriu që nuk ka asnjë interes ndaj shqiptarëve dhe shkelmon ndaj interesave të tyre”, tha Sali Berisha ne komunikim me ndjekësit në Facebook.