Duket se era e ndryshimeve ka fryrë jo vetëm brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, por edhe jashtë saj, te familjarët që menaxhojnë llogaritë e banorëve.
Selin Bollati, e cila prej javësh ishte në qendër të kritikave të ashpra — përfshirë edhe ato publike nga babai i saj — për afrimitetin me Mirin, duket se ka bërë një kthesë në lojën dhe preferencat e saj. Kohët e fundit, bukuroshja bjonde është parë gjithnjë e më afër Dj Gimbos.
Por, ndryshe nga situata me Mirin ku familja ishte qartazi kundër, duket se afrimiteti me Gimbon ka marrë “bekimin” e njerëzve të saj të afërt.
Një vëzhgim në rrjetet sociale tregon një detaj domethënës: llogaritë zyrtare të Selin dhe Dj Gimbos tani ndiqen me njëri-tjetrin.
Meqenëse profilet menaxhohen nga familjarët ndërkohë që banorët janë të izoluar, ky veprim interpretohet si një sinjal i qartë mbështetjeje nga të dyja kampet, duke i dhënë dritën jeshile këtij raporti të ri që po lind në shtëpi.
