Një incident i vogël, por që ka shkaktuar të qeshura, ka ndodhur mes dy banorëve të “Big Brother”, Londrimit dhe Klodit.
Dita ka nisur me super energji për dy djemtë, të cilët janë parë duke ecur së bashku në ambientet e shtëpisë.
Por, mes nxitimit dhe lojës, Londrimi aksidentalisht ia ka përplasur kokën Klodit pas derës.
Edhe pse situata mund të dukej e dhimbshme, Klodi e ka kaluar me sportivitet dhe humor.
Menjëherë pas goditjes, ai ka nisur të thërrasë me shaka “Vëllain e Madh”, duke e kthyer momentin në një skenë komike për banorët dhe publikun.